Një nxënës therr me thikë një prind në oborr të shkollës në Dragash


Një nxënës në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit ka therr me thikë një person të moshës madhore në hyrje të oborrit të shkollës.

IndeksOnline mëson se fëmija ka sulmuar me thikë një prind i cili kishte shkuar t’i merr fëmijët nga shkolla.

Vlen të ceket se viktima ka probleme mendore.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se viktima po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndimë trupore një përsoni madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjshëm.

Njësitet po mirret rastet”, tha ai.