Komuna e Pejës si një ndër vendet më të prekura nga pandemia Covid-19 në Kosovë, sot nuk ka asnjë rast aktiv me këtë infeksion.

Për javë të tëra kjo komunë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektuar me virusin korona, ndërkaq numri i të shëruarve rritej, derisa kaloi në një fazë tjetër, atë të mposhtjes së kësaj sëmundje.

Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Petrit Loci, i cili tutje ka shtuar se çdo ditë merren mostra të dyshuara për testim, por që fatmirësisht deri më sot të gjitha kanë rezultuar negative.

“Për momentin nuk kemi asnjë rast pozitiv. Gati çdo ditë ka testime për të dyshuar po fatmirësisht kanë rezultuar negative”, ka thënë Loci për Metron.

Ai tutje ka njoftuar se sot nuk është planifikuar për marrjen e mostrave të reja të testimit, mirëpo një gjë e tillë mund të mos vazhdojë deri në fund të ditës.

“Sot nuk ka të planifikuara vetëm nëse gjatë ditës del ndonjë rast i dyshuar”, ka thënë më tej Loci.

Që nga 13 marsi deri më sot, Komuna e Pejës ka shënuar 74 raste të infektuar me COVID-19, ndërsa në nivel vendi numri ka shkuar në 1mijë e 269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese