Joao Filipe Barbieri

Një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë kapet në Brazil pasi u arratis nga burgu

Një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë është kapur në Brazil, pesë muaj pasi pati ikur nga burgu duke përdorur një dokument të rremë të lirimit të hershëm.

Joao Filipe Barbieri u dënua për pjesëmarrje në një bandë që kontrabandoi qindra pushkë nga SHBA-ja të fshehura në pajisjet e pishinave.

Barbieri u gjet në shtëpinë e nënës së tij në një lagje të varfër në Rio de Janeiro.

Ai është thjeshtri i liderit të bandës, i njohur si “Zoti i Armëve”.

Banda u kap më 2017 pasi një kontejner me 60 pushkë të stilit ushtarak e nisur nga Miami u përgjua në aeroportin ndërkombëtar të Rios. Autoritetet thanë se armët iu shitën trafikantëve të drogës që operojnë në shumë zona të Rios, raporton BBC.

Barbieri konsiderohet një nga anëtarët kryesorë të bandës dhe është akuzuar për veprat që përfshijnë trafikim të armëve dhe u dënua me 27 vjet burg. Por, në nëntor të 2020-s ai ia arriti të largohej nga burgu i sigurisë së lartë në Rio.

Më pas, kaloi kohën në tri shtete të ndryshme derisa nuk pati më para, sqaroi policia. Barbieri u kthye në Rio për të marrë 90,000 dollarët që ia kishin borxh trafikantët e drogës, por tashmë ishte arrestuar nga policia.