Një nga të vdekurit brenda 24 orëve të fundit është i moshës 20-29 vjeç nga Istogu

Në raportin e MSH-së ku bëhet e ditur edhe mosha e të vdekurve, mësohet se në mesin e viktimave është edhe një i ri.

Nga tetë të vdekurit, një është nga grupmosha 20-29 vjeç nga Istogu, katër janë nga mosha 60-69 dhe tre janë nga mosha 80 +.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe tetë persona kanë vdekur.

https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB?fbclid=IwAR2gVT-jP8T69EAM_EqGLad1238eUIpTan8ALMFlrOS70qStk6BMxKKwEWY