Andrija Mandiq

Një nga poshtërimet më të mëdha në historinë e Malit të Zi: Kryetari i parlamentit në selinë zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka festuar të dielën në mbrëmje në Beograd fitoren e re zgjedhore të partisë së Aleksandar Vuçiqit, në selinë zgjedhore të Partisë Progresive Serbe (SNS).

Mali i Zi nuk mund t’i kishte dërguar botës një sinjal më të fortë diplomatik për lidhjen e tij dhe, në fund të fundit, përfshirjen e tij në politikën serbe, transmeton Ballkani.info.

Kryetari i Kuvendit nuk është vetëm zyrtari i tretë në hierarkinë e një shteti, por si i pari ndër deputetët e popullit është përfaqësuesi më i lartë i organit legjislativ shtetëror të Malit të Zi.

Fotot tregojnë se presidenti famëkeq i Republika Serbe, Milorad Dodig, ka monitoruar rezultatet e zgjedhjeve në selinë e SNS të Vuçiqit. Por ai është vetëm president entiteti, ndaj në nivel të shtetit, pra të Bosnje-Hercegovinës, nuk mund të flasim për mesazhin e një shtetari. Edhe pse Dodig ndjek me besnikëri idenë e fshehur për shkëputjen e RS-së nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE:

VIDEO BONUS: Nuk janë alpet e Zvicrës apo të Austrisë, janë bjeshkët e bukura të Deçanit