Një nënë ka treguar se sa të ndyrë janë mbulesat e shtratit – rezultatet janë tronditëse

Testi i një nëne, së paku sipas saj, ka treguar realitetin se sa të ndyrë janë mbulesat e krevatit – edhe pasi t’i keni larë.

Sipas mediave të huaja, Sara, nga Australia, kishte parë të tjerët duke pastruar me një metodë të thjeshtë dhe vendosi ta provonte vetë.

Dhe rezultatet, siç thuhet më tej, kanë lënë atë ‘të tronditur’, por ajo ndau fotografitë për të treguar realitetin.

Siç bëhet e ditur, ajo “zhveshi” plotësisht shtratin e saj dhe zbuti çarçafët në ujë të valë në vaskën e saj, duke i lënë aty për disa orë.