Petrit Selimi

“Një nacionalist radikal”: Petrit Selimi tregon manovrat e Vuçiqit kundër mediave në Serbi 25 vite më parë

Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka treguar një episod aspak të mirë të së kaluarës së Aleksandar Vuçiqit.

Selimi në një postim në rrjetin social “X”, ka sqaruar se si 25 vite më parë, në Serbi ishte miratuar një ligj që i lejonte qeverisë serbe të mbyllte mediat e pavarura.

Tutje, Selimi ka shkruar se ky ligj ishte zbatuar nga Vuçiqi, që atëbotë ishte ministër i Informacionit.

“Pikërisht 25 vjet më parë, Serbia miratoi një ligj që i mundësoi qeverisë mbylljen e mediave të pavarura. Ligji u prezantua dhe u zbatua nga një ministër radikal nacionalist tepër i etur i informacionit Aleksandar Vuçiq. Ai sot është president i Serbisë.” – shkroi ai.