Një muaji paraburgim ndaj të pandehurit F.Q. për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së prej një muaji paraburgim ndaj të pandehurit F.Q. për shkak se më datën 9 shkurt 2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar” në Pejë, tenton ta privojë nga jeta një person.

Incidenti kishte ndodhur kur i pandehuri rreth një mos marrëveshje të mëhershme, në bisedë e sipër nxjerr nga xhepi thikën dhe e godet të dëmtuarin në faqen e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.