Një muaj pasi e riktheu vulën e Rugovës, tani Osmani e vendos flamurin Dardan në hyrje të Presidencës

Edhe pse ka kohë që është përjashtuar nga pozita e saj që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ende po tenton që të përfitojë nga vula dhe flamuri e liderit historik të kësaj partie, Ibrahim Rugova, duke i vendosur ato në presidencë.

Saktësisht një muaj më parë ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani për përfitime populliste e kishte kthyer vulën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Presidencë.

Osmani me këtë veprim, kishte përdorur stemën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në dokumente shtetërore, pa kurrfarë baze ligjore dhe pa ndonjë vendim zyrtar, me ç’rast, ka qenë anti-kushtetuese.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mënyra e përdorimit të flamurit dhe simboleve të tjera shtetërore, rregullohet me ligj, raporton Gazeta Metro.

Po ashtu, edhe mënyra e përdorimit të simboleve kombëtare, rregullohet me ligj.

“Neni 6 [Simbolet] 1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj. 2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.]”, thuhet në Kushtetutë.

Një muaj pas kthimit të vulës së ish-presidentit Rugova në Presidencë, Osmani tani ka vendosur edhe flamurin Dardan në hyrje të Presidencës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka shkruar “Mirëmëngjesi”, derisa ka publikuar vidoen ku shihet se para institucionit të cilin ajo e udhëheq është vendosur edhe flamuri Dardan.

Flamuri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova është vendosur krahas atij të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Më poshtë postimi i plotë i saj.