Një muaj paraburgim për gjilanasin që aksidentoi në zebra nënën me dy fëmijë

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit K. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 21.01.2021, i pandehuri duke mos iu përshtatur rregullave të komunikacioni, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M. S., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L. S. dhe A. Sh., të cilat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.


Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale: “Rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të sipërcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale.