Gjykata Themelore

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjen e një banke në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit E.H dhe F.Z, me datën 10.07.2019, rreth orës 09.20 në Vushtrri, duke vepruar së bashku, me përdorimin e forcës dhe me kanosje serioze për të sulmuar personin tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.

“Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit duke bërë roje”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 12 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve të cilët kanë qenë në ndalim nga data 10 korrik, masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Qasja në drejtësi është një e drejtë njerëzore. Dështimi i Kuvendit për të emëruar Këshillin për Ndihmë Juridike Falas pengon punën e përditshme të ofruesve të ndihmës juridike falas. I lirë për më shumë se gjashtë muaj, këto pozita të këshillit duhet të mbushen me profesionistë të kualifikuar!

Është e mirë për të parë krijimin e Departamentit Special për krime të nivelit të lartë (korrupsioni, krimi i organizuar, krimet e luftës). Fillim pozitiv – tani bindni popullin e Kosovës që jeni të gatshëm të merrni vendime të vështira kur përballeni me presion.