Një muaj më parë, Kobe Bryant përjetoi një aksident të rëndë dhe ndihmoi viktimat derisa ndihma arriti

Kobe Bryant vdiq tragjikisht në moshën 41 vjeçare, pas një përplasjeje me helikopter të dielën.

Vajza e tij 13 vjeçare Gianna ishte gjithashtu në helikopter dhe vdiq. Ata ishin rrugës për një stërvitje në një akademi basketbolli.

Kur e gjithë bota po vajton për vdekjen e legjendës së basketbollit, fansat po shpërndajnë disa prej momenteve më të mira të Kobe.

Boosky, një përdorues i Twitterit, ka shpërndarë një video, të incizuar muajin e kaluar. Në video, ku shihet Kobe, kishte ndodhur një aksident i rëndë në një rrugë në Amerikë.

Siç dëshmohet edhe nga videoja, Kobe ishte në atë rrugë ku ndodhi aksidenti, dhe në vend se ta vazhdonte rrugën e tij, ai qëndroi prapa për t’i ngushëlluar viktimat dhe ridrejtuar trafikun derisa policia dhe emergjenca erdhën në vendngjarje.

Kobe ishte një njeri që pavarësisht se ishte i famshëm, harronte se kush ishte kur shihte të tjerët duke vuajtur dhe në nevojë. Ai ofronte ndihmë menjëherë. Bota me të vërtetë ka humbur një njeri të veçantë.