Një mike si Rozana Radi/ Ja çfarë tha moderatorja para 6 vitesh për talentin e Delinda Dishës

Rozana Radi ka shprehur mbështetjen e saj për aktoren Delinda Disha që në fillimet e saj.

Ditën e sotme Rozana ka risjellë në vëmendje një postim të 6 viteve më parë, atëherë kur aktorja Delinda do të merrte pjesë për herë të parë në “Portokalli”.

Krahas fjalëve inkurajuese dhe mbështetëse që kishte shkruajtur kohë më parë, këngëtarja gjithashtu shtoi se ajo nuk gabon asnjëherë dhe Delinda e di këtë gjë.

Ky postim nuk mund të shpëtonte pa u vënë re nga aktorja e cila e ripublikoi në llogarinë e saj duke e falenderuar Rozanën që gjithmonë ka besuar te ajo.

“Roz gjithmonë ke besuar te talenti im ti faleminderit dhe jam e lumtur që edhe sot këto fjalë qëndrojnë.Të përqafoj fort fort mike”, shkruan Delinda.

Kujtojmë se aktoren e shohim çdo të shtunë në emisionin “Klanifornia” dhe me humorin e batutat e saj vazhdon të fitojë zemrat e publikut.