Një media në Serbi tallet keq me prorusët: “Putin shpalli mobilizim, Putinofilët serbë nxitojnë të regjistrohen (hahahahaha)”

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një numër i madh politikanësh serbë qëndruan me gjithë zemër në anën e Rusisë dhe Vladimir Putinit dhe kundërshtuan vendosjen e sanksioneve kundër Moskës.

Megjithatë, që nga momenti kur presidenti rus shpalli një mobilizim të pjesshëm dhe interneti u vërshua nga fotot e burrave që hynin në autobusë dhe përgatiteshin për në fushëbetejë, ndërsa gratë e përlotura i përcillnin ata, mbështetësit e politikës së Vladimir Putin në Serbi heshtën, shkruan Ballkani.info.

Në të njëjtën kohë, qytetarët rusë po largohen masivisht nga vendi i tyre. Faqet e internetit për prenotimin dhe blerjen e biletave të avionëve po “përplasen”, fluturimet janë të mbivendosura masivisht dhe çmimet e biletave të linjës ajrore po “kërcejnë” në qiell.

Kjo nuk vlen për biletat në drejtim të kundërt. Nuk ka vullnetarë nga Beogradi. Kështu shkruan media e pavarur serbe, Nova, e cila në titullin e këtij artikulli ironizon dhe tallet me vullnetarët serbë.

“Putin shpalli mobilizim, Putinofilët serbë nxitojnë të regjistrohen (hahahahaha)”, ky është titulli o Nova-s. /Ballkani.info/