Një “mal” gabime drejtshkrimore në një postim të drejtoreshës së Arsimit, Drita Kadriu

Tashmë nuk është risi që drejtues të institucioneve të rëndësishme politike të shkruajnë gabimisht nga aspekti gramatikor, duke bërë lëshime pothuajse elementare.

Një postim i shkurt nga drejtoresha e Arsimit të Mitrovicës, Drita Kadriu, ka nxjerrë një “mal” me gabime drejtshkrimore.

Vizita e drejtoreshës Kadriu në shkollën “Ismail Qemali” ka bërë të ditur se Kadriu nuk e di saktësisht emrin e kësaj shkolle, ose së paku e ka shkruar gabimisht “Ismail Qemajli”.

Po ashtu një gabim tjetër që bie në sy është fjala kurreshtje e vënë re në këtë postim e cila drejt shkruhet kureshtje.

Fjalët e nënvizuara janë shkruar gabimisht e të cilat do të duhej të shënoheshin kështu: madh, “Ismail Qemali”, diskutuam, bashkëbiseduam, aktivitetet, duhet, kureshtjes, të kuptuarit, përmbajtjes, artistike, shkrimtarë, të rinj, rezultat.

Më poshtë i gjeni të nënvizuara gabimet e drejtoreshës Kadriu:

May be an image of 1 person and text