Një listë me gabime që njerëzit do të donin të mos i kishin bërë gjatë të 20-ave!

Gjithçka do të lexoni më poshtë është një këshillë që duhet ta mbani vathë në vesh përgjatë gjithë të 20-ave tuaja! Sigurisht që vitet më të bukura pa gabime s’do të kishin kuptim, por minimizoni ato që kanë pasoja afatgjata…

1.

“Më kryesorja nga të gjitha! Mos e shpërdoro kartën e kreditit duke blerë gjëra që s’të hyjnë në punë!”

2.

“Mos mendoni se atje jashtë është dikush që do t’ju shpëtojë emocionalisht dhe mendërisht. Padyshim që3 mund t’ju ndihmojnë, por je ti në vendin e shoferit dhe vetëm ti e di si e drejton timonin.”

3. 

“Kushtojini vëmendje veshëve dhe syve. Dëmi bëhët kollaj dhe s’ke më kthim pas.”

4.

“Mos u marto me dikë vetëm se ke kohë që rri me të dhe meqë gjithë miqtë e tu po martohen.”

5.

“Kurse para. Nuk ka rëndësi nëse kursen 10 euro këtë javë, apo 5 euro javën tjetër. Pak është më mirë se asgjë dhe në të ardhmen vetja do të ta dijë për nder.”

6.

“Të qëndrosh në formë është më e thjeshtë sesa të vish në formëm, prandaj bëni ca muskuj në të 20-at. Kur kalon të 30-at, e ndjen ndryshimin mes miqve që u kujdesën për trupin dhe pjesës tjetër.”

7.

“Tregohu i sjellshëm dhe i butë me gjunjët e tua.”

8.

“Mos hiq dorë nga karriera për dashurinë. Nëse nuk funksionon (dhe statistikisht ka shumë gjasa të ndodhë kështu), do të pendoheni!”

9.

“Lidhuni dhe martohuni me dikë që kujdeset për ty, jo me dikë që ka vetëm gjëra materiale. Këta të parët do të jenë aty për ty kur gjërat të shkojnë keq.”

10.

“Laji dhëmbët dhe kujdesu për higjenën orale. Do t’i kursesh vetes dhimbje dhe para.”