Një kosovar e “bën me shnet” verën për sivjet, e hap sezonin te “Shkëmbi i Kavajës”

Moti me diell dhe temperatura të larta ka bërë që shumë kosovarë t’ia mësyjnë sot bregdetit shqiptar. Natyrisht jo për t’u larë në det, por për të shijuar kohën e mirë dhe temperaturat e larta.

Mirëpo për një kosovar, duket se i nxehti e ka bërë të vetën. Aventurieri i njohur, Nëntor Oseku, e ka bërë “me shnet” detin për sivjet.

Ai e ka hapur sezonin veror 2019 duke u ‘freskuar’ te Shkëmbi i Kavajës, shkruan Balllkani.info.

“Sapo e çela sezonin veror 2019. Mbarësi Shqipërisë”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/