Një klub i Premier League shpëton nga humbja e 1 milionë paundë tek hakerët

Një klub i Premier League ishte pranë humbjes së 1 milionë paund gjatë një marrëveshjeje transferimi për shkak të hakerëve.

Qendra Britanike për Sigurisë Kibernetike (NCSC) tha se ishte vetëm ndërhyrja e bankës së klubit që parandaloi vjedhjen e parave.

Incidenti tregon sesa shumë nevojë kanë klubet të përmirësojë infrastrukturën e tyre kibernetike. Një raport nga NCSC thotë se adresa e e-mail-it të një drejtuesi të klubit është hakuar gjatë një negocimi transferte duke gati duke çuar deri në vjedhjen e 1 milionë paundë.

Raporti thotë gjithashtu se klubi i futbollit është më i shënjestruari prej hakerëve. Një anëtar i stafit në një incident tjetër kishte humbur 15 mijë paundë ndërsa tentonte të blinte një pajisje për mirëmbajtjen e tapetit të stadiumi nga një version i rremë i eBay.

Raporti i NCSC është një hap shumë i rëndësishëm për të ndihmuar organizatat sportive në Britani por edhe më gjerë të kuptojnë rrezikun reale që u kanoset nëse nuk përmirësojë sigurinë e tyre kibernetike.