Aksident

Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësore është goditur nga vetura këtë të premte në Prishtinë.

Si pasojë, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Enver Maloku”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar ajo.

Ahmeti tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Ballkani.info