Një person është goditur nga një veturë sonte në rrugë “Ilir Konushevci”, afër tregut në Prishtinë.

Nga fotografitë që kanë dërguar lexuesit shihet se aksidenti ka ndodhur në rrugën afër tregut të gjelbër në kryeqytet.

Policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes ndërsa akoma nuk dihet për gjendjen e kalimtarit.

Ajo që shihet në këto fotografi është fakti interesant se një qen i rri afër të aksidentuarit. Nuk dihet nëse është qeni i tij apo jo. /Ballkani.info/