Një javë para vdekjes, Adem Mikullovci kishte thënë se po përgatiste projekte të reja

Një javë para se të ndërronte jetë, ish’deputeti e aktori Adem Mikullovci kishte deklaruar se është duke përgatitur projekte të reja.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo thotë se është takuar me Mikullovcin një javë më parë e se nga ai kanë dëgjuar për idetë e projektet e reja që kishte.

“Të vizituam bashkë me Albulenën e Luanin në Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, me modesti e urtësi e solle bisedën te aktiviteti i këtyre ditëve, te zhvillimet e fundit, po iu përcjelli na tha, na pyete për të gjithë. Na tregove se ke gati plot shkrime për një projekt të ri… por unë s’kam kohë më, se di a mund të punojë, jam lodhur. Por juve ju pres, ejani të gjithë me familje, merrini dhe fëmijët e rrimë një mbrëmje”, ka shkruar ajo.