Xhezair Shaqiri, i njohur si “Komandant Hoxha”, e ka parë të nevojshme të analizojë nëse Papa Francesku e di ose jo nëse Nëna Tereza ka qenë me prejardhje shqiptare.

Ai thotë se as “Madher Terezë” nuk e ka ditur kombësinë e saj, ndërsa në postimin e tij vështirë të lexueshëm, Komandant Hoxha i quan injorantë të gjithë ata që e paraqesin Nënën Terezë.

Të kujtojmë se Nënë Tereza e ka vizituar Shqipërinë pas komunizmit. E kishte vizituar Kosovën qysh kohë më parë. Ka folur edhe shqip dhe e gjithë bota e di se është shqiptare, përveç injorantit që vetën e quan komandant!

Ky është shkrimi i plotë i Shaqirit: (pa ndërhyrje, me plot gabime drejtshkrimore)

Sa pyetje naive

A e din Papa se Madher Tereza eshte Shqiptare

Vet madher tereza nuk e ka dit a ashte shqiptare.

Ju patriotat injoranta mom lodhni me fjal boshe po tregoni si dhe kur e ka tregu vehten

Me gjuh .apo me flamur kombetar apo me veshje kombetare.

Gjajmani nje familjar te Madher Tereza qe flet shqip.

Po per pak e pasna largu nga mendja at Bojagjiun e Shkupit i cili shfaqi ne publik nje film Maqedonisht me ofendime per uck dhe shqiptaret.

Krk patriota me bateria merne nje flamur kombetar e vendonjani per heren e fundit mbi tabu.t .sepse qeki Flamuri i Indis bajat ngjyr paska.