Një idiot si Daçiqi, shihni si i afrohet Vlora Çitakut dhe e fyen i nervozuar (VIDEO)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka treguar se çka ka ndodhur pas mbledhjes së sotme ku ajo u përplas me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, për shumë çështje që kishin të bënin më Kosovën.

Kishte përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB’së dhe përballja Kosovë-Serbi, ku Daçiq akuzon Kosovën, e Çitaku i përgjigjet deklaratave të tij në prezencë të përfaqësuesve të tjera.

Citaku tregon se pas mbledhjes së KS të OKB’së, ajo dhe delegacioni kosovar po bisedonin me përfaqësuesit e SHBA’së dhe Britanisë së Madhe, kur bisedën e ka ndërprerë Daciq. Ai, sipas Ambasadores, ka ofenduar zyrtarët kosovarë, në prani të ndërkombëtarëve.

“Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, teksa delegacioni i Kosovës bashkëbisedonte me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Ministri i Jashtëm i Serbisë ndërpreu bisedën me ofendime tëe zhurmshme dhe të përsëritura”, ka thënë Citaku.

Sipas Ambasadores, kryediplomati serb është sjell sikur të ishte në kafene, e jo në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Duke u munduar të më denigroj mua personalisht si dhe Ambasadoren Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtar, Z Dacië sillej ne selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene. Z. Dacic bën mirë të mendoj pak para se të veproj dhe te kujtohet se nuk është kafe e Shumadisë por ne Këshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara”, ka thënë Citaku.

Ndryshe, sot në Këshillin e Sigurimit, Daçiq akuzoi Kosovën se kanë sulmuar zyrtarin rus të UNMIK’ut në Veri. Çitaku nga ana tjetër tregoi se ai zyrtar rus e ka penguar policinë e Kosovës derisa po kryente një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe ato veriore.

Po ashtu Çitaku kërkoi që të përfundoi mandati i UNMIK’ut, pasi ajo e sheh të paarsyeshëm misionin e tij në Kosovë, pas pavarësisë. Daciq kërkon që UNMIK të qëndrojë sipas rezolutës 1244.

Çitaku i ka denoncuar në Këshill të Sigurimit deklaratat e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se ‘shqiptarët vijnë nga mali’.