Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.
Më herët, policia konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.
LEXO EDHE:







