Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka treguar se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën ‘Tahir Zemaj’ ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi./Ballkani.info







