Një i vdekur dhe 1 mijë e 155 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një person ka vdekur dhe 1 mijë e 155 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se janë regjistruar edhe 1.155 raste të reja me virus.
Ndërkohë, raportoi për 1mijë e 850 të shëruar.
Aktualisht në vend janë 9 mijë 592 raste aktive.