Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur lajmin e mirë se familja e të prekures nga fshati Lëbushë, ka dalur negative në testin për koronavirus, raporton Ballkani.info

Është duke u përkujdesur nga afër për pacienten nga Lëbusha e Deçanit, e cila ndodhet në Prishtinë si dhe për familjen e saj bashkëshkortin dhe dy fëmijët të cilët poashtu nuk janë në Deçan, kemi marrë përsipër për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme, tha Ramosaj, shkruan Ballkani.info

Ky është postimi i plotë i kryetarit:

Të nderuar qytetarë të Deçanit.

Me qëllim për t’ju mbajtur të informuar; Komuna e Deçanit, rrespektivisht Shtabi Komunal për Menaxhimin e Emergjencës COVID-19.

Është duke u përkujdesur nga afër për pacienten nga Lëbusha e Deçanit, e cila ndodhet në Prishtinë si dhe për familjen e saj bashkëshkortin dhe dy fëmijët të cilët poashtu nuk janë në Deçan!

Kemi marrë përsipër për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme!

Lajmi i mirë është se bashkëshorti dhe fëmijët kan rezultuar negativ tashmë!

Urojmë që sa më shpejtë pacientja të shërohet dhe të kthehet në Lëbushë të Deçanit!

Është krejt e zakonshme në këtë kohë të jemi të prekur nga Corona Virusi i cili e ka pushtuar tërë botën.

Njëkohësisht është e domosdoshme të solidarizohemi me njerëzit që tanimë janë të prekur nga ky virus.

BR
#JoThashetheme
#PaPanik
#PaStigmatizim