Një i lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një person ka pësuar lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në aksident ishin të përfshira një veturë, autobus dhe motoçikletë.

Kështu bëri me dije për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Në aksident janë përfshirë një veturë , një autobus si dhe një motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.