Një grua tenton të bëjë vetëvrasje duke pirë detergjent në Gjakovë

Rastet e tentim vrasjeve në Kosovë çdo ditë e më shumë po rriten, e një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Gjakovë në orët e mesditës.

Një grua dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar sasi të konsiderueshme të detergjentit në rrugën “Isuf Ahmeti” në Komunën e Gjakovës.

Kështu kanë bërë të ditur në kushte anonimiteti persona të afërt me viktimën, të cilët nuk kanë pranuar të flasin në detaje, se cilat janë arsyet që e kanë shtyrë viktimën të tentojë t’i jap fund jetës së saj.