VIDEO

Një grua shqelmonte e grushtonte një burrë në Sarajevë, madje e tërhiqte zvarrë – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një grua nga Bosnja e Hercegovina është bërë virale në rrjetet sociale, kur në platforma të ndryshme u shfaqen pamjet e kamerave të sigurisë ku shihet sesi ajo godet një burrë të cilin të njëjtën kohë e tërheq zvarrë.

Videoja është realizuar në një parking diku në Sarajevë, e gruaja godiste burrin dhe e tërhiqte zvarrë, pavarësisht që ai mundohej të mbrohej nga goditjet.

Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij sulmi sikurse nëse burri dhe gruaja njihen mes vete, e gjithçka filloi pas një sulmi verbal që më pas eskaloi në sulm fizik.

Mediat boshnjake raportojnë se bëhet fjalë për Edisa T, profesoresha që gjatë ligjërimit online ofendoi “studentët”.

Ajo kishte harruar të ndezur mikrofonin dhe studentët e dëgjuan duke i ofenduar, derisa një burrë që ishte në të njëjtën hapësirë gjithashtu ofendon rëndë studentët.