Policia e Kosovës

Një grua raporton se u rrah nga dy meshkuj në Mitrovicë të veriut

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë të veriut derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor kurse lidhur me të kanë filluar hetimet.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë 04.04.2024-04:00 .Viktima kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si më lartë dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.