Një grua në Prishtinë goditet nga vetura teksa po kalonte zebrat

Ngjarja ka ndodhur në zebra në Ulpianë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë ka arritur Emergjenca.

Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë ende detaje.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.

Ballkani.info do të vazhdoj të ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.