Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një grua raportohet se i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ura e Bunës.

Trupi i pajetë i saj është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës.

Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja 63-vjeçare është vetëmbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.