Një grua hidhet nga kati i katërt i banesës, ndërron jetë

Një grua e moshuar është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari.” Si pasojë e lëndimeve të marra, e moshuara nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë shtyrë të moshuarën të marrë këtë veprim, ndërkohë që autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes.