Një grua alivanoset pasi rrëzohet në akullin mbi sheshin “Zahir Pajaziti”

Një kalimtare është alivanosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ajo është rrëzuar, pasi ka rrëshqitur në akullin që është shtresuar pas borës së fundit dhe të ftohtit që po mbizotëron në këtë kohë.

Kalimtarët e rastit e kanë ofruar ndihmën e parë për gruan, derisa është ftuar edhe Ndihma e Shpejtë.