Një gjykatë vendos në favor të dëbimit të Fortnite nga App Store

Një gjykatë Amerikane vendosi se Apple ka të drejtë të bllokojë videon lojën Fortnite nga App Store.

Megjithatë gjiganti i teknologjisë nuk mund të bllokojë llogaritë e zhvilluesit e as të kompromentojë motorin grafik Unreal i cili përdoret edhe nga palë të treta për të krijuar video lojëra.

Vendimi do të zgjasë deri më 28 Shtator kur një dëgjesë e plotë e çështjes do të bëhet. Apple dëboi Fortnite nga App Store pasi Epic theu rregullat e dyqanit të aplikacioneve për të protestuar politikat e kompanisë.

Epic tha se Apple e kishte kërcënuar me ndërprerjen e mjeteve të zhvilluesve. Kushtet e përdorimit të App Store për të shpërndarë dhe shitur aplikacione e shërbime thonë se Apple merr 30% të të ardhurave gjeneruar nga blerjet dixhitale, dhe zhvilluesit nuk mund të përdorin sistemet e tyre.

Google bën të njëjtën gjë me Play Store.