Një furrë në Prizren ofron bukë falas për Ramazan për familjet skamnore

Furra “Drini i bardhë 2” në Prizren do të ofrojë bukë falas për familjet skamnore gjatë muajit të Ramazanit.

Siç njofton kjo furrë, buka ofrohet falas për shkak të pandemisë COVID-19.

“Ju njoftojmë se për shkak të pandemisë në këtë muaj të shenjtë Furra Drini i Bardhë ofron bukë pa pagesë për të gjitha familjet në nevojë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Muaji i Ramazanit do të fillojë nesër.