Një i mitur nga Prizreni ka dalur në rrugë dhe nga pakujdesia ka goditur një vajzë 10 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
I dyshuari mashkull kosovar (i mitur) derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia, ka goditur viktimën mashkull fëmijë (10-vjeç) i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vend-kalim për këmbësor.
“Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë)”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.







