Një fëmijë goditet nga vetura në Prishtinë

Një fëmijë është goditur nga një veturë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”, rreth orës 12:30.

Kështu tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, tha Ahmeti.