Sot, rreth orës 15:00, një femër është therur me thikë në rrugën “B” në Prishtinë në një qendër tregtare.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën, e cila dyshohet se e ka therur viktimën femër.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër)”.