Një femër nga Suhareka kërkoi trajtim mjekësor, tha se u dhunua nga një person i panjohur

Gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës është njoftuar për një rast dhunimi në Suharekë, i cili sipas viktimës ka ndodhur më datën 29.03.2021.

Viktima ka kërkuar trajtim mjekësor.

“Suharekë 29.03.2021-21:00. Është raportuar se me 30.03.2021 viktima femër kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se  është dhunuar nga  një person ende i paidentifikuar.  Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.