Një femër keqtrajtohet fizikisht nga babai dhe njerka e saj

Në fshatin Partesh ka ndodhur një ngacmim dhe dhunë familjare.

Viktima femër serbe ka raportuar se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga babai dhe njerka e saj, e cila për shkak të presionit kishte shkuar te motra e saj, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.