Një femër dyshohet se vodhi para dhe dokumente tek një noter në Gjakovë, policia dështon ta arrestojë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër nga Gjakova ka vjedhur një kasaforte në të cilën kishte para dhe euro dhe dokumente të një noteri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës tregon se ky rast ka ndodhur dje.

Rastin e ka raportuar në polici një person që ka qenë viktimë, shkruan Reporteri.net.

“Rr. Ferid Domi, Gjakovë 25.11.2020-15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare, ka vjedhur një kasaforte në të cilën kishte para dhe euro dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone të tij”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarën.

“E dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.