Një ëndërr e kahmotshme bëhet realitet: Ja si duket rruga Deçan-Plavë (FOTO)

Më 11 qershor të këtij viti ka filluar asfaltimi i rrugës Deçan-Plavë. Kjo rrugë po shihet si jetike për zhvillimin ekonomik jo vetëm të Deçanit, por tërë Rrafshit të Dukagjinit.

Tashmë janë asfaltuar 14 kilometrat e parë, ndërsa kanë mbetur për t’u shtruar asfalt edhe 13 të tjera.

Kjo rrugë është penguar fillimisht nga Manastiri i Deçanit, mirëpo këmbëngulja e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, ka bërë që rruga tashmë të jetë edhe e qarkullueshme, shkruan Ballkani.info.

Rruga do të jetë edhe një urëlidhëse ndërmjet shqiptarëve të Plavës e Gucisë në Mal të Zi me Kosovën, të cilët deri më tash kanë mbetur të izoluar.

Ju sjellim disa foto nga kjo rrugë e cila bjeshkët e Deçanit do t’i bëjë shumë atraktive për turizëm: