Një lajm interesant është duke bërë xhiron e rrjetit, dy ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Gjatë seancave stërvitore të kombëtares algjeriane në Bouake të Bregut të Fildishtë, një dron është parë duke spiunuar seancën që po drejtohej nga trajneri Djamel Belmadi.
Trajneri vendosi në mënyrë të pashmangshme pezullimin e seancës deri në mbërritjen e policisë, e cila ndërhyri dhe arrestoi pilotin e dronit, i cili është një burrë me origjinë nga Fildishi.
Menjëherë pas arrestimit u sekuestrua edhe karta e memorjes së pajisjes teksa nuk pati asnjë komunikim zyrtar nga federata algjeriane e futbollit edhe pse media DZFoot raportoi se njeriu në fjalë ishte punësuar thjesht nga një media algjeriane, me synimin për të gjurmuar lëvizjet e trajnerit.
Vlen të theksohet fakti se Algjeria do të nisë turneun të hënën më 15 janar kundër Angolës. Më pas do të vijojnë ndeshjet ndaj Burkina Fasos në datën 20 dhe Mauritanisë në datën 23.







