Leonard Ademaj

Një ditë pas vrasjes, vëllai i Liridonës: Naimi ish shku në ‘Swiss’ me hangër e me pi, s’donta ta shihte trupin e saj

Në një prononcim për televizionin publik RTK, vëllau i Liridona Ademajt ka treguar për dyshimet që kanë pasur qysh në fillim për përfshirjen e Naim Murselin në vrasjen e motrës së tij si dhe për bisedat që kanë pasur me të pas vrasjes.

Tha që ‘na kanë nalë; na kanë kidnapu; qitni krejt çka i keni, unë i kam qitë krejt edhe i kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepje krejt çka i ki, mos kqyr’. Tha që ‘ka rezistu diçka në çantë’. Më tha unë ‘i kam qelë dyert edhe u kam thanë ikni në gjuhën suedeze’”.

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan“, tha Ademaj.

Ademaj madje thotë edhe që Murseli as nuk është përgjigjur në telefonin ndërsa e ka telefonuar me një numër të shoferit të tij dhe se kishte qenë në Swiss Diamons dhe se “ish kanë ulur, tu hangër e t’u pi, kish pas porositë sende”.

Kur shkova në mjekësinë ligjore i thanë ‘Naim dukatin e senet tjera me vlerë i ki mrena’. E ka pasur vetëm një plumb nga ana e veshit të djathtë. Ka pasur sigurime të nalta në Suedi; e ka pas për me ia marr paret e sigurimit”, tha vëllau i të ndjerës.

@ballkani.info “Mamin e harruam në veturë”, Vëllai i Liridonës tregon se çfarë thanë fëmijët e motrës pas ngjarjes tragjike #liridonaademaj #liridonamurseli #naimmurseli #kosovopolice #prishtina #shqip #shqiperia #kosova ♬ original sound – Ballkani.info
@ballkani.info Babai i Liridonës dyshon se Naim Murseli organizoi vrasjen e saj për t’ia marrë paratë e sigurimit #naimmurseli #liridonamurseli #liridonaademaj #kosovopolice #prishtina #shqiperia #shqip ♬ original sound – Ballkani.info