VIDEO

Një detaj nga seriali legjendar “Mr. Bean” nxit debat, kush është në veturën e kaltër?

Një detaj nga seriali legjendar Mr. Bean ka nxitur debat në rrjetet sociale, ku përdoruesit e këtyre rrjeteve po tentojnë t’ia qëllojnë se kush e nget veturën e kaltër.

Reliant Regal shfaqet shpesh në këtë serial, sikurse në versionin filmik ashtu dhe në atë të animuar.

Shoferi i kësaj veture në episodi “Tee Off, Mr. Bean” i kishte ofruar ndihmë Mr. Bean, por se ai e kishte injoruar. Megjithatë, identiteti i shoferi nuk dihet.

Disa konsiderojnë se bëhet fjalë për Irma Goob, vajzën e Bean. E të tjerët nuk besojnë në këtë teori.

https://www.tiktok.com/@floptokquen/video/7296513137212230944

“Irma është në veturën e kaltër”, “të gjithë mendojnë se është Irma, por konsideroj se është e pamundur”, “në këtë veturë shihet një dorë burri, padyshim që nuk është ajo”, “në një episod Irma dhe Mr. Bean shihen duke kaluar kohë së bashku, e më pas shfaqet vetura e kaltër dhe përplaset në ta”, ishin disa nga komentet në TikTok.

“Mr. Bean” u shfaq në televizionin britanik ITV në vitin 1990, ku më pas arriti kulmin e popullaritetit në 245 shtete.