Një CEO poston selfie duke qarë në LinkedIn pasi pushon punonjësit – dhe bëhet viral

Një CEO është bërë viral në internet pasi postoi në LinkedIn një selfie duke qarë pasi kishte pushuar punonjësit nga puna.

Braden Wallake, i cili drejton një agjenci marketing me bazë në Ohajo, ndau foton të mërkurën.

Që atëherë, postimi ka marrë më shumë se 6,700 komente dhe gati 33,000 reagime.

“Kjo do të jetë gjëja më e cenueshme që do të ndaj ndonjëherë. Na u desh të pushonim disa nga punonjësit tanë. Unë kam parë shumë pushime nga puna gjatë kohëve të fundit. Shumica e tyre janë për shkak të ekonomisë, ose çfarëdo arsye tjetër. E jona? Faji im”, ka shkruar ai krahas fotos.

Wallake thotë se ai mori një vendim në shkurt që përfundimisht çoi në pushime nga puna

Duke i përshkruar pushimet nga puna si “gjëja më e vështirë” që i është dashur të bëjë ndonjëherë, Ëallake tha se i donte punonjësit e tij, por dëshironte gjithashtu që të ishte “një pronar biznesi që drejtohej vetëm nga paratë dhe nuk i interesonte se kë do të lëndonte gjatë rrugës”.