Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur më 17 mars të këtij viti në fshatin Isniq të Deçanit. Atje një burrë i kishte goditur me veturë tre persona, një mashkull dhe dy femra dhe më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.

E dje policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Fsh. Isniq, Deçan 17.03.2024-12:0. Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.