Dy persona, një burrë dhe një grua janë vënë në pranga dje në fshatin Kosuticë të Leposaviqit pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Policia njofton se të dyshuarit janë nga Novi Pazari, teksa pas intervistimit njëri është liruar e tjetri është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KALIM ILEGAL I KUFIRIT/ Fsh. Kosuticë, Leposaviq (NN) 09.12.2021 – 13:40. Është raportuar se dy të dyshuar një mashkull dhe një femër nga Novi Pazari me veturën e tyre kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Me vendim të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tjetër është liruar në procedurë të rregullt.







